PSG ka mposhtur me rezultat të thellë 1 – 6 skuadrën e Dijon në çerekfinale të Kupës së Francës.
PSG kaloi në epërsi qysh në minutën e parë sepse Lautao shënoi autogol, ndërsa pas 12 minutave Chouiar barazoi shifrat, kurse Mbappe në minutën e 44-të iu dha mysafirëve përsëri epërsinë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.
Edhe në pjesën e dytë dukshëm me të mirë ishin “Parisienët” të cilët gjetën rrugën drejt golit në minutën e 50-të përmes Silvas kurse pas gjashtë minutave Sarabia shënoi golin e katër, ndërsa Coulibaly në minutën e 86-të shënoi autogol, kurse fitoren e vulosi Sarabia në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2).
Kundërshtari i radhës për skuadrën e Thomas Tuchel do kuptohet pasi të hidhet shorti./arbresh.info.
https://twitter.com/BocaJrsVideo/status/1227665079065358337
https://twitter.com/BocaJrsVideo/status/1227672849135132672
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar