PSG ka fituar ndaj Nantes me rezultat 3-1, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 14-të të Ligue 1.
Të parët që kaluan në epërsi ishin parisienët qysh në minutën e 2-të përmes Kylian Mbappes, ku edhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë.
Vendasit mbetën pa një lojtar pasi Keylor Navas u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 65-të të ndeshjes.
Nantes arriti të barazonte rezultatin përmes Randal Kolo Muanit në minutën e 76-të.
Pas pesë minutash, PSG arriti të kalonte sërish në epërsi pasi Dennis Amppiah shënoi autogol.
Për rezultatin përfundimtar për 3-1 u përkujdes Lionel Messi në minutën e 87-të, i cili ishte edhe goli i tij i parë për parisienët në Ligue 1.
Me këtë fitore, PSG “blindon” edhe më shumë vendin e parë me 37 pikë të grumbulluara, ndërsa Nantes gjendet në vendin e 11-të me 18 pikë./Arbresh.info
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...