Paris Saint Germain raportohet se ka ndërmend të vazhdoj së shpenzuari shuma të mëdha duke ofruar një ofertë prej 90 milionë funta për mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.
26-vjeçari siguroi pozitë në skuadrën e Antonio Contes menjëherë pas transferimit në Stamford Bridge nga Leicester City për një tarifë prej 30 milionë funta në vitin 2016, transmeton portali arbresh.info.
PSG e bëri Neymarin lojtarin më të shtrenjtë në botë kur e blenë atë nga Barcelona për 222 milionë euro. Ata gjithashtu siguruan nënshkrimit e Kylian Mbappes në merkaton e fundit për një tarifë rreth 100 milionë funta që do të finalizohet në fund të sezonit të ardhshëm.
Bazuar në ‘Le Parisien’, gjiganti francez dëshiron të përforcojë mesfushën me një lojtar të kalibrit të Kantes.
Kontrata e reprezentuesit francez në West London nuk skadon deri në vitin 2021./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...