Neymar nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint Germainit në ndeshjen e së dielës në Liga 1 kundër Nantes.
Reprezentuesi brazilian kishte luajtur dhe shënoi në fitoren e së mërkurës kundër Amiens për Kupë të Francës, por ai nuk do të udhëtoj me pjesën tjetër të skuadrës në Stade de la Beaujoire, transmeton portali arbresh.info.
Një lëndim në brinj raportohet se është duke e lënë jashtë fushe 25-vjeçarin, megjithëse trajneri Unai Emery ka ofruar detaje të vogla rreth problemit të sulmuesit në konferencën për shtyp.
“Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen kundër Nantes me të gjithë skuadrën”, ka thënë ai. “Edinson Cavani dhe Javier Pastore do t’i bashkohen skuadrës pasi humbën seancën e fundit stërvitore”
“Ne jemi edhe dy seance stërvitore para ndeshjes të së dielës. Ne do të shohim se si janë rikuperuar lojtarët pas ndeshjes ndaj Amiens. Mendoj se të gjithë duhet të jenë në rregull”
“Vetëm Thiago Motta është duke punuar individualisht për tu rikthyer nga lëndimi”
Megjithatë, kur skuadra e plotë është njoftuar më vonë nga PSG, Neymar ishte një mungesë e dukshme së bashku me Pastoren./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_inside/status/952251413362593793
Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LD...
Emisari i dialogut Sorensen takon zëvendësministrin e Jashtë...
Lladrovci i jep përkrahje PDK-së dhe Ajazit si Ushtrues dety...
Bella Hadid shijon pushimin në Rivierën Franceze pas tapetit...
Nis sanimi i kanalit kryesor të ujitjes në Burim të Istogut
Osmani: Gjakovarët gjithmonë i kanë dalë zot Kosovës