Skuadra franceze, Paris Saint Germain ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Parisienët triumfuan në ‘Anfield’ përballë Liverpoolit, pas serisë së penalltive, me rezultat 4:1.
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 1:0 në dobi të parisienëve, rezultat me të cilin kishte fituar edhe Liverpooli në ‘Parkun e Princave’ një javë më parë. PSG arriti të kalojë në epërsi qysh në minutën e 12-të, me golin e Osman Dembeles.
Në vazhdim u shfaq lojë shumë e fortë dhe me raste të shumta, por asnjëra prej skuadra nuk arriti ta gjejë më golin. Gola nuk pati as në vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe kësisoj penalltitë përcaktuan çerekfinalistin, e ku më të suksesshëm u treguan parisienët.
Heroi i PSG-së ishte portieri italian Gianluiggi Donnarumma, i cili priti penalltitë e Darwin Nunez dhe Curtis Jones, duke i dhuruar kualifikimin tutje skuadrës së tij./rtk
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...