Paris Saint Germaini është në bisedime me katër klube të mëdha rreth të ardhmes së Neymarit.
Kapiteni i Brazilit është duke kërkuar që PSG t’i lejojë largimin këtë muaj ndërkohë që rikthimi në Barcelonë është prioriteti i tij kryesor, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gazeta spanjolle SPORT shkruan se PSG është duke injoruar kërkesat e tij dhe është duke ofruar sulmuesin në mbarë Evropën.
Deri tani, PSG ka folur me klubet si Juventusi, Real Madridi dhe Manchester United rreth një marrëveshje të mundshme për superyllin, megjithëse deri tani asgjë nuk ka pasur progres pozitiv.
Ndërkohë, Neymar është duke kërkuar nga PSG që të kthej vëmendjen te bisedimet me gjigantin katalunas për të diskutuar rikthimin e tij në Camp Nou./arbresh.info/
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj