Paris Saint Germaini raportohet të ketë ndërprerë shitjen e fanellave të Neymar në dyqanin e klubit derisa braziliani po i afrohet gjithnjë e më afër rikthimit në Spanjë – te Barcelona ose Real Madridi.
Braziliani, i cili u transferua në PSG dy vite më parë për një tarifë që theu rekord botëror prej 222 milionë euro, iu ka thënë drejtorëve në Parc des Princes se dëshiron të rikthehet këtë verë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona ka shfaqur interesim për shërbimet e tij këtë verë, ndërkohë që ‘Los Blancos’ thuhet të kenë hyrë në garë pas dështimit për të siguruar shërbimet e Paul Pogbas.
Bazuar në Marca, emri Neymar është larguar plotësisht nga dyqani i klubit dhe emri i brazilianit shfaqet vetëm te paneli ku shiten atletet.
Oferta e fundit nga Barcelona thuhet të jetë 55 milionë funta plus mesfushori Philippe Coutinho, i cili duket se nuk është pjesë e planeve të Ernesto Valverdes.
Megjithatë, PSG duket se ngurron për të bërë biznes me gjigantin katalunas dhe do të jetë i hapur për të negociatat me Real Madridin nëse presidenti i klubit Florentino Perez përshinë mesfushorin Luka Modric në marrëveshje./arbresh.info/
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...
Përfaqësuesja e SHBA-së në OKB: Trump po vëzhgon me kujdes r...
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...