Paris-Saint-Germain ka informuar trajnerin argjentinas, Mauricio Pochettino se do të shkëputin marrëveshjen gjatë verës.
“CalanSupporters” shkruan se menaxhmenti i klubit francez, ka lajmëruar trajnerin se qëndrimi i tij tek skuadra do të përfundoj në fund të këtij sezoni.
Ndërsa në mediat franceze, është raportuar se stolin e trajnerit të parisienët, do të ulet ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Kurse mediat angleze, kohëve të fundit kanë shkruar se trajneri aktual i Parisit, është i lidhur ngushtë me një marrëveshje me Manchester United.
Skuadra e Paris Saint-Germian është duke pasur një formë të mirë, ku gjatë këtij sezoni kanë shumë gjasë të fitojnë së paku një trofe.
Parisienët janë ende në garë për Ligue 1 dhe Champions League.
Ndërsa është konsideruar si skuadra më në formë për sezonin 2021/22. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës