Paris Saint Germaini ka nisur bisedimet me agjentin e Ivan Rakiticit për shkak se ata dëshirojnë të nënshkruajnë me kroatin këtë verë.
Edhe pse PSG ka ndalesa nga FFP, ata nuk dëshirojnë të mbesin prapa në garën evropiane pasi Barcelona transferoi mesfushorin Arturo Vidal, Juventusi superyllin Cristiano Ronaldo dhe Manchester City anësorin Riyad Mahrez, transmeton portali arbresh.info.
‘Calciomercato’ raporton se PSG ka kontaktuar vëllain e Rakiticit që vepron gjithashtu si agjent i tij dhe bisedimet janë zhvilluar që disa javë rreth mundësisë për të sjellë ish lojtarin e Sevillas në kryeqytetin francez.
Rakitic është një shënjestër mjaftë solide e parisienëve, që janë të gatshëm për të paguar klauzolën e tij prej 120 milionë euro dhe mund t’i ofrojnë gjithashtu lojtarit rolin e një ambasadori në Kampionatin Botëror 2022.
Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare rreth marrëveshjes pasi PSG mund të nënshkruaj me mesfushorin këtë verë, një sezon pasi rrëmbeu Neymarin nga Barcelona./arbresh.info/
“Jemi lodhë, Parlament – Qeveri të kujt jeni?”, nis protesta...
Vdes pas gati një viti në gjendje kome, i dyshuari në arrati
Gjysmëfinalet e EUROPA League: Vëmendja te përballja angleze...
Ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtim të Parkut të Gë...
Mediumi gjerman: Kaos në Kosovë, zgjedhjet e treta brenda 16...
71 aksidente trafiku brenda 24 orëve