E marte me diell dhe vranësira

07:08 | 28 Prill 2026
E.K

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, kur gjatë orëve të pasdites pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në lokalitete.

Era do të fryjë ndrejtimesh të ndryshme por më dominues nga veriu, me shpejtësi prej 12-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C. /MeteoKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale