
psg
Paris Saint-Germain është në telashe të mëdha me superyllin e tyre brazilian, Neymar Jr.
Gjiganti francez theu rekordin botëror duke e transferuar Neymarin nga Barcelona, për shumën e 220 milionë eurove, por gjatë gjithë kohës ai është lidhur me një largim nga Parc des Princes.
Sipas mediave në Spanjë, Neymar do të jetë lojtar i Real Madridit dhe PSG e ka përdorur si urë kaluese më të lehtë për transferimin e tij në Santiago Bernabeu.
Po ashtu, ish ylli i Barcelonës është lidhur edhe me një kalim te Manchester United, pasi që klubi anglez dhe Jose Mourinho janë të gatshëm të pagujnë çmimin e vendosur nga klubi francez.
Megjithatë, presidenti arab i klubit, Nasser Al – Khelaifi dhe drejtori i klubit, Angelo Henrique, kanë udhëtuar për në Brazili këtë javë që të bisedojnë me 26 vjeçarin, se si ta mbajnë të lumtur.
Raportohet se ata i kanë thënë Neymarit se nuk do të pranojnë asnjë ofertë nga Real Madridi apo Manchester United, në asnjë kusht të mundur.
Flitet se babai i Neymarit, që është edhe agjenti i tij, është kontaktuar nga Florentino Perez për një transferim të mundshëm në Real Madridi, por ende diçka konkrete nuk është zhvilluar. /arbresh.info/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar