PSG dhe Barcelona kanë zhvilluar shumë “drama” mes vete qysh nga fillimi i vitit 2017.
Fillimisht ishte rikthimi fantastik i Barcelones nga disavantazhi 4:0 në ndeshjen e parë, në 6:1 në Camp Nou.
Pastaj, Barcelona kërkonte me ngulm Marco Verattin e krejt në fund ishte PSG që rrëmbeu yllin brazilian, Neymar.
Së fundmi, Barcelona është vënë në kërkim të Adrien Rabiot dhe skuadra franceze ka kërcënuar spanjollët se do t’i denoncoj në FIFA, pasi sipas tyre, Barcelona ka kontaktuar me lojtarin dhe agjentin e lojtarit pa lejen e PSG.
Sipas gjitha gjasave Rabiot do të kalojë në Barcelonë, në afatin e ardhshëm kalimtar, në janar
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...