Mesfushori holandez Wijnaldum mund të përfundojë në Milano e kroati Brozovic në Paris
Giorginio Wijnaldum mund të transferohet në Inter në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, mesfushori holandez mund të bëhet pjesë e një shkëmbimi muajin tjetër.
Drejtori Leonardo e admiron mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.
Prandaj, futbollisti kroat mund të përfundojë në “Parkun e Princave”.
Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.
E në këmbim të tij, kampioni aktual italian mund ta marrë ish-futbollistin e Liverpoolit.
Wijnaldum kishte përfunduar në Paris si lojtar i lirë.
Por, ai mund të largohet prej aty pas vetëm gjashtë muajsh qëndrimi.
E Brozovic nuk e ka vazhduar ende kontratën me Interin, e cila do të skadojë në fund të këtij sezoni. /Express/
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...
Tragjedi në ditën e Pashkës – pema rrëzohet nga era e fortë,...
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...