Paris Saint Germaini është i gatshëm për t’ia rrëmbyer një tjetër yll në sulm Barcelonës vetëm 12 muaj pas marrëveshjes me Neymar që theu rekord botëror.
Gazeta katalunase ‘Sport’ thotë se Neymar ka kërkuar nga presidenti i Paris Saint Germainit, Nasser Al-Khelaifi’, për të shtruar një ofertë për sulmuesin uruguaian Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.
Këtu ekziston një besim që Barcelona mund të jetë i gatshme për të ndarë rrugët me Suarezin pas paraqitjeve jo bindëse nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverde sezonin e kaluar.
Al-Khelaifi tani është duke planifikuar të testoj qëndrimin e Barcelonës me një ofertë për sulmuesin me eksperiencë.
Megjithatë, ideja e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, se është i përgatitur për të negociuar me Al-Khelaifin rreth ndonjë lojtari të tyre është hedhur poshtë, veçanërisht pas humbjes së Nyemarit për 222 milionë euro një vit më parë./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër