Presidenti i Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi ka pranuar se është i “zemëruar” me spekulimet e vazhdueshme në lidhje me transferimin e Neymarit në Real Madrid.
Al-Khelaifi insistoi se klubi parisian ka “raporte të mira” me kampionin evropian, por nuk toleron që të kryhet ndonjë punë prapa skenave, transmeton portali arbresh.info.
“Nuk është një situatë e favorshme dhe ne kemi folur për këtë në Madrid”, ka thënë Al-Khelaifi në një intervistë për ‘Marca’.
“Asnjë klub nuk duhet të flas për lojtarët tanë as e kundërta, kjo jep një pamje sikur është duke u punuar diçka prapa skenave dhe kjo është e mërzitshme”
“Ne e respektojmë Real Madridin dhe presidentin e tyre, Florentino Perezin, ndërkohë ne gjithashtu shpresojmë që ata të kenë të njëjtin mendim për ne, është një raport i mirë”
“Ky është një mirëkuptim që ne duam të kemi me të gjitha klubet, jo vetëm me Madridin, sepse është e rëndësishme për të dialoguar çështjet përreth dhe të mos shfrytëzohen taktika fshehurazi”
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...