PSG ka vazhduar me formë të mirë në Liga 1 edhe në ndeshjen mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Pavarësisht problemeve të shumta në skuadër me lëndime, kampioni në fuqi i Francës është duke vazhduar tutje ne formë të shkëlqyer dhe këtë e ka treguar edhe në takimin si mysafirë kundër Caenit, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti arriti të përmbys rezultatin në Stade Michel d’Ornano falë dy golave nga superylli Kylian Mbappe (59′ pen, 87′).
Golin e vetëm për skuadrën nikoqire e shënoi Casimir Ninga në minutën e 56′.
Paris Saint Germaini tani ka 71 pikë në krye të tabelës, 20 më shumë se rivali më i afërt – Lille, ndërsa Caen vazhdon qëndrimin në zonën e dëbimit me vetëm 20 pikë./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026