PSG ka kontaktuar agjentin e Wilfried Zaha për ndonjë transferim të mundshëm gjatë verës.
Ylli i PSG-së, Neymar është i lidhur me rikthimin te Barcelona dhe kampioni i Ligue 1 mund ta sjellë Zaha-n për ta zëvendësuar, transmeton portali arbresh.info.
Zaha në verën e kaluar ishte i lidhur me kalimin te Arsenal, por transferimi dështoi në momentet e fundit.
Sipas 90min, agjenti i Zaha-s, Will Salthouse është kontaktuar nga PSG-ja, por nuk dihet nëse do arrihet ndonjë marrëveshje.

Thuhet se nëse Barcelona e transferon Neymar-in, atëherë “Parisienët” me ato para do e realizojnë transferimin e Zaha-s në “Parkun e Princave”.
Kartoni i sulmuesit me prejardhje nga Bregu i Fildishtë kushton rreth 75 milionë euro./arbresh.info.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...