Paris Saint Germaini është rikthyer në garë për Gianluigi Donnarumman, por raportohet se Milani dëshiron të paktën 50 milionë euro për shitjen e tij.
Portieri ka qenë që një kohë në listën e dëshirave të PSG-së, madje edhe para se drejtori Leonardo të rikthehej në Paris nga detyra e tij në San Siro, transmeton portali arbresh.info.
Me transferimin e Kevin Trapp te Eintracht Frankfurti, raportet janë duke shtuar duke pretenduar se kampioni i Liga 1 do t’i rikthehet kontaktit me Donnarumman.
Megjithatë, La Gazzetta dello Sport thekson se Milani nuk do të pranoj Alphonse Areolan si pjesë të një marrëveshje shkëmbyese ndërkohë që një marrëveshje e tillë ishte refuzuar muajin e kaluar.
“Rossonerët” janë të përgatitur për shitjen e Donnarummas të paktën për 50 milionë euro.
Kjo do t’i lejoj atyre të investojnë të holla në sulmuesin Angel Correa pasi Atletico Madridi vazhdon të kërkoj 55 milionë euro, 15 më shumë se oferta e shtruar në tavolinë./arbresh.info/
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...