Napoli ka pranuar një ofertë nga PSG-ja për mbrojtësin Kalidou Koulibaly dhe lëvizja mund të kompletohet gjatë javës së ardhshme.
Sipas Tuttosport, PSG ka ofruar 52 milionë euro për senegalezin plus shtatë milionë euro bonuse, transmeton portali arbresh.info.
Kjo gazetë gjithashtu ka raportuar se presidenti Aurelio De Laurentiis është në pritje të sheh nëse Manchester City do rikthehet në aksion, por marrëveshja me klubin francez mund të mbyllet brenda javës së ardhshme.

De Laurentiis zyrtarisht ka pranuar se Koulibaly mund të largohet gjatë kësaj vere, por vetëm për çmimin e duhur.
Koulibaly mbetet i lidhur me “Parisienët” dhe “Qytetarët” derisa nënkampioni i Evropës është shumë afër ta mbyll marrëveshjen./arbresh.info.
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë