Pjesa ku po zhvillohej konferenca për shtyp e Andres Iniestas që konfirmoi vendimin për largim nga Barcelona këtë të premte ishte e stërmbushur, por Lionel Messi dhe Luis Suarez nuk ishin të pranishëm.
Mesfushori njoftoi se pas më shumë se 20 vite në Barcelonë, ai ka vendosur t’i jap fund karrierës së tij në klub, transmeton portali arbresh.info.
Ai nuk zbuloi se ku do të shkoj, por bëri të qartë se nuk do të qëndrojë në Evropë për shkak se nuk dëshiron të përballet kundër klubit që e do.
Presidenti Josep Maria Bartomeu, anëtarë të familjes së lojtarit, stafi i trajnerëve dhe të gjithë anëtarët e skuadrës së parë të Barcelonës ishin të pranishëm, por jo edhe Lionel Messi dhe Luis Suarez.
Ishte një befasi për të mos parë aty kapitenin e dytë të skuadrës dhe sulmuesin uruguaian në një ditë kaq të rëndësishme për karrierën e Iniestas.
Versioni të cilin Barcelona e ka dhënë shpjegon që mungesa e lojtarëve ka ndodhur për shkak se dyshja është dashur të marrin pjesë në një çështje private që po zhvillohej në të njëjtë kohë me konferencën për shtyp./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit