Sulmuesi polak Robert Lewandowski u prezantua sot te Barcelona nga presidenti Joan Laporta, ndërsa do të bartë fanellën me numrin 9-të.
Numrin 9-të më parë e kishte veshur Memphis Depay, një lojtar që është ende anëtar i këtij klubi.
Drejtuesit e klubit vendosën që polaku në sezonin e ardhshëm të mbajë fanellën me numrin 9-të dhe Laportas iu desh ta shpjegonte pse bën këtë lëvizje.
“Lewandowski dhe numri 9? Ky ishte vendimi i klubit, dhe gjithçka që vendosim është në interes të klubit dhe tifozëve tanë”.
“Kjo është arsyeja pse e morëm këtë vendim dhe duhet të them se kemi respekt të madh për Memphisin dhe se ai e ka kuptuar plotësisht vendimin tonë”, ka thënë Laporta.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?