Liverpooli e nisi perfekt finalen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit në Madrid.
“Redsat” shënuan golin e epërsisë me anë të Mohamed Salahs pas vetëm dy minuta lojë në Wanda Metropolitano, ku ata triumfuan me rezultat 0 me 2 duke u shpallur kampion të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli siguroi penalti kur goditja nga Sadio Mane u ndal me dorë nga Moussa Sissoko, i cili ishte zënë në një pozitë të çuditshme.
Topi goditi në krah mesfushorin e Tottenhamit para se të kalonte më pas në dorë.
Edhe pse vendimi ishte dëmtues nga pikëpamja e “Spursve” duke marrë parasysh se sa herët ndodhi në ndeshjen më të madhe në historinë e tyre, penaltia u akordua dhe ishte një vendim korrekt.
Disa tifozë shfrytëzuan rrjetet sociale duke u ankuar pse gjyqtari nuk shikoi rastin me anë të tekonologjisë VAR para se të akordonte penaltinë.
Por, gjyqtari nuk e bëri këtë dhe përgjigjja rreth kësaj është shkurtër:
Gjyqtari kontrollon ekranin VAR nëse një vendim është shumë i dyshimtë dhe ka nevojë për tu shikuar për të dytën herë. Nëse vendimi është i qartë dhe zyrtari i VAR-it është dakord, ata lënë vendimin në duart e gjyqtarit kryesor pa pasur nevojë të thërrasin atë për të lënë fushën në mënyrë që të shikoj vendimin.
Kjo ndodhi edhe këtë mbrëmje (e shtunë).
Gjyqtari Damir Skomina mori instruksione nga zyrtarët e VAR-it dhe penaltia u akordua./arbresh.info/
Nga 1 prilli, rriten qiratë për bizneset në Pallatin e Rinis...
Haradinaj në Bjeshkën e Madhe: Inkurajuese të shohësh rritje...
Pas përjashtimit nga BBVA, Greta kërkon falje për Juelën: Ed...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 850, thotë Ministria ...
Vdekja e filozofit gjerman, Kurti: Ai e quante moralisht të ...
Galatasaray synon transferimin e Bernardo Silvës, gati super...