Philippe Coutinho raportohet se është në protestë te Liverpooli pasi po kërkon largimin në drejtim të Barcelonës.
Gazeta britanike The Sun raporton se 25-vjeçari nuk është duke stërvitur me kapacitet të plotë dhe i ka thënë menaxherit Jurgen Klopp se dëshiron të jetë zëvendësues i Neymarit te Barcelona.
Si formë detyrimi për kalimin te Barça Coutinho është duke treguar sjellje të një përtaci në stërvitje.
“Coutinho është duke stërvitur pak. Dëshiron të sigurohet se do t’i realizohet largimi”, ka thënë një burim për gazetën the Sun.
Braziliani dëshiron largimin nga Liverpooli vetëm nëse arrihet një “marrëveshje miqësore” mes klubeve.
Sot është raportuar se përfaqësuesit e Barcelonës kanë udhëtuar drejt Liverpoolit për të arritur marrëveshjen prej 90 milionë eurove për Coutinhon.
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën