Barcelona mund të transferojë një yll të madh gjatë verës, pavarësisht problemeve financiare me të cilat është përballur vitet e fundit.
Këtë e ka bërë të ditur këshilltari i klubit katalanas, Joan Soler, i cili ka shpjeguar se problemi kryesor i Barcelonës nuk kanë qenë tarifat e transferimeve, por hapësira për paga sipas rregullave financiare të La Ligas.
“Po. Problemi kurrë nuk ka qenë ekonomik. Ne mund të transferojmë një lojtar për 80 milionë euro dhe ta amortizojmë me një kontratë gjashtëvjeçare”.
“Problemi ishte hapësira për paga. Pasi të zgjidhet kjo, Barça mund të transferojë këdo, por me qëndrueshmëri. Duhet të ruajmë balancën që kemi arritur, mes pagave dhe aspektit sportiv”.
La Liga së fundmi ka rritur kufirin e pagave për Barcelonën me 81 milionë euro, duke e çuar atë në 432.8 milionë euro pas afatit kalimtar të janarit, gjë që i jep klubit më shumë fleksibilitet në tregun e transferimeve.
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...