Pas Caglar Soyuncu, Ozan Kabak dhe Enes Unal, Turqia duket se do të humbasë edhe lojtarin e katërt në Euro 2024 për shkak të lëndimit.
Bëhet fjalë për Irfan Kahveci, i cili, sipas shtypit turk nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e kombëtares këtë të mërkurë.
Sulmuesi i Fenerbahçes këtë edicion shënoi 18 gola mirëpo ai u lëndua dhe tani rrezikon të humbasë Kampionatin Evropian.
Kjo valë lëndimesh është komentuar këtë të mërkurë nga trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella.
Ai tha se janë të trishtuar pas këtyre lëndime dhe i shqetëson ky trend i lëndimeve
“Kemi pasur lëndime aksidentale dhe jemi shumë të trishtuar. Na shqetëson sepse këto janë gjëra që nuk i kontrollojmë dot, por nuk do të shqetësohem më, ne kemi një bazë shumë të mirë”, tha ai.
Turqia ndeshjen e parë në Euro e luan me datë 18 qershor kundër Gjeorgjisë.
Teksa ndodhet në grup edhe me Portugalinë dhe Çekinë./Arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...