Arsenali do të jetë pa mesfushorin Granit Xhaka këtë të shtunë në ndeshjen kundër Manchester City, derisa sulmuesi Nicolas Pepe është në dyshime.
Kosovari ka luajtur në tri ndeshjet e fundit në krye me Freddie Ljungberg, mirëpo pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj West Ham, gjë që ka shkaktuar mungesën e tij në dy ndeshjet e radhës.
Nesër Arsenal do luajë kundër Standard Liege në kuadër të Evropa Ligës, ndërsa të shtunën do luajnë kundër kampionit të Anglisë, transmeton portali arbresh.info.

Nga ana tjetër sulmuesi Nicolas Pepe i cili u transferua në “Emirates” gjatë afatit veror për 72 milionë euro është duke pasur probleme në gju.
Ky i fundit do të humbasë ndeshjen ndaj klubi belg, mirëpo është në dyshime për ndeshjen kundër Cityt./arbresh.info.
ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Nigeri që vrau 29 pers...
Enver Hasani: Është puç, s’ka procedurë pa 80 deputetë të pr...
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...