Kjo ndodhi në zhveshtoren e Juventusit pas humbjes nga Napoli në Serie A.
Gianluigi Buffon ishte i fundit që hyri në zhveshtore pas humbjes së Juventusit nga Napoli.
Kapiteni i “Bianconerëve” qëndroi në fushë për të uruar secilin prej futbollistëve të Napolit pas fitores së tyre 0-1 në Allianz Stadium, të dielën.
Por, pas rikthimit në zhveshtore, ndodhi një problem, raporton “Calciomercato”.
Buffon qortoi bashkëlojtarët e tij me zë të lartë pas disfatës nga Napoli.
Buffon është i vetëdijshëm për krizën e Juventusit në momentet vendimtare të sezonit dhe u ka përkujtuar bashkëlojtarëve se nuk guxojnë të bëjnë gabime tjera nëse dëshirojnë ta fitojnë Scudetton e shtatë me radhë në Serie A.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje