Prizreni 16 dhe Teuta kanë fituar ndeshjet e para çerekfinale të “Play-off”-it në Ligën Unike të meshkujve.
Skuadrat që janë më të mira nga dy ndeshjet, kualifikohen në gjysmëfinale, ku janë kualifikuar direkt Golden Eagle Ylli dhe Peja.
Përballje shumë interesante u zhvillua mes Rahovecit dhe Prizrenit 16, ku fituan prizrenasit me rezultat 93:98 (28:22, 23:20, 22:27, 20:29), përcjell arbresh.info.
Çereku i parë ishte interesant dhe i barabartë deri tek rezultati 19:22, ku vendasit me një seri prej 9:0, duke e fituar këtë pjesë 28:22.
Në periudhën e dytë, e shtuan edhe më shumë epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 51:42.
Tifozët patën mundësi të shohin një përballje të barabartë, si dhe me shumë aksione të bukura, kurse në dhjetë minutat e fundit dhe atë vendimtare, prizrenasit ishin më të mirë dhe përqendruar, duke fituar me pesë pikë dallim, 93:98.
Te Rahoveci u dalluan TJ Dunans me 24 pikë, 17 kërcime e gjashtë asistime dhe Musab Mala me 22 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, ndërsa te Prizreni 16 u dalluan Darell Davis me 23 pikë, 12 kërcime dhe nëntë asistime, Arti Hajdari me 27 pikë dhe Roy McCoy me 20 pikë e 10 kërcime.
Teuta ka shënuar fitore ndaj Tirana Neptun me rezultat 96:81 (29:23, 21:24, 24:18, 22:16).
Pjesa e parë e sfidës ishte e barabartë, ku durrësakët çerekun e parë e fituan 29:23, ndërsa kundërpërgjigja e tiranasve erdhi në periudhën e dytë që e fituan 21:24, duke shkuar në pushim me rezultat 50:47.
Megjithatë, në pjesën e dytë, vendasit ishin më të mirë, duke e fituar sfidën e parë me rezultat 96:81.
Te Teuta u dalluan Tyler Peterson me 22 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime, Frenki Lilaj me 21 pikë e tetë kërcime dhe Nazar Core me 24 pikë, pesë kërcime dhe gjashtë asistime, kurse te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 17 pikë e 13 kërcime dhe Julian Hamati me 20 pikë.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...