Lionel Messi tanimë është rikthyer nga rikuperimi i lëndimit që pësoi në finale ne Kupës së Amerikës.
“TucSports” ka raportuar se tanimë ai është në fund të periudhës së rehabilitimit ndërsa rikthimi i tetë herë fituesit të Topit të Artë, është vetëm çështje ditësh, shkruan Arbresh.info
Ylli i Argjentinës o ta nisë edhe punën në palestër, ndërsa pritet të rikthehet për të ushtruar në ditët në vazhdim për ta rikthyer ritmin para kthimit në ndeshje zyrtare.
Deri më tani, 37-vjeçari ka humbur katër ndeshje me Inter Miami, dy në MLS dhe dy të tjera në Kupën e Ligës.
Ndërsa, trajneri i skuadrës amerikane, Tata Martino është shprehur se nuk do të hezitoi dhe nuk do të rrezikoi që të fut Messin në lojë para rikuperimit total.
“Nuk do ta ndërmarrim asnjë rrezik”, theksoi ai.
Lionel Messi kishte pësuar një lëndim të rënë në kyçin e këmbës gjatë finales së Kupës së Amerikës, ku për fat të keq, nuk arriti ta përfundonte ndeshjen në fushën e gjelbër, mirëpo përsëri lotët e gëzimit dhe lumturia në sytë e tij ishin prezentë pas fitores së Kupës. /Arbresh.info
Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë tur...
Guvernatori i BQK-së mori pjesë në takimin e organizuar nga ...
Arabia Saudite dhe Katari do të paguajnë borxhet e Sirisë nd...
Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri/ Partizani në “Final 4...
Maqedonci kujtoi Edmond Dabiqaj në 27-vjetorin e rënies: Sak...
Posta e Kosovës nderon të pagjeturit me pullë postare