Ani pse mbrëmë siguruan play-offin, pavarësisht humbjes së thellë nga Trepça, Sigal Prishtinës po i ikin lojtarët në fazën më të nxehtë të sezonit.
Lojtari i radhës që u largua dy ditë para nisjes së play-offit është lojtari më i mirë që pati Sigali këtë edicion, Adrio Bailey, shkruan Arbresh.info.
Mëngjesin e sotëm klubi izraelit Maccabi Kiryat Gat zyrtarizoi transferimin e Baileyt.
Adrio luan në pozitën e alo-qendrës (4), dhe pati një sezon fantastik me kryeqytetasit. Dje në ndeshjen e fundit ai realizoi 26 pikë.
Bailey gjatë tërë sezonit pati mesatare prej 17 pikësh për lojë, 6.5 kërcimesh dhe 1.5 asistimesh.
Tashmë, Prishtinës i kanë mbetur vetëm dy lojtarë të huaj, bëhet fjalë për Dericko Williams dhe Alex Lomax.
Të dielën në sallën “1 Tetori”, në çerekfinalen e parë të play-offit bardhekaltërit përballen me Borën./Arbresh.info
View this post on Instagram
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...