Prishtina ka marrë një fitore shumë të vlefshme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, duke mposhtur Dritën në Gjilan, me rezultat minimal 1:0, ndonëse luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 26-të.
Goli i vetëm i sfidës u realizua herët, në minutën e pestë, kur Ardian Muja u tregua i saktë nga penalltia, duke i dhënë epërsinë skuadrës kryeqytetase. Prishtina mbeti me dhjetë lojtarë pas përjashtimit të mesfushorit Ardian Limani, i cili u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të palejuar.
Drita, edhe pse me epërsi numerike për më shumë se një orë lojë, nuk arriti ta konkretizojë dominimin në posedim të topit me gola. Mbrojtja e Prishtinës funksionoi mirë, ndërsa portieri Kolaj u tregua i sigurt në rastet e pakta të rrezikshme.
Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit Arsim Thaqi në krye të Prishtinës pas rikthimit te bardhekaltrit. Ai u përball me ish-skuadrën e tij, Dritën, që aktualisht prin në tabelën e Superligës dhe konsiderohet si një nga favoritët kryesorë për titullin e kampionit.
Takimi u zhvillua në stadiumin me bari artificial në Gjilan, ndërsa ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri”, e cila luhet më 23 prill do të vendosë se cila skuadër do të sigurojë finalen e madhe të Kupës së Kosovës.
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...