Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitoren e dytë sezonale në elitën e basketbollit kosovar, duke e mposhtur Borën me rezultat 94-81.
Kryeqytetasit dominuan në tre çerekët e parë duke e dërguar epërsinë deri në 29 pikë, mirëpo Bora u rikthye në periudhën e fundit dhe shkriu epërsinë deri në 13, shkruan Arbresh.info.
Lojtari më i dalluar tek Sigali ishte Arian Azemi me 19 pikë, nëntë asistime e pesë kërcime. Krahas tij performancë të mirë bëri edhe Bailey me 14 pikë.
Tek Bora më i dalluari ishte Rezard Memedi me 22 pikë, prej tyre pesë treshe.
Prishtina pas dy ndeshjeve ka dy fitore, kurse Bora ende nuk e shijuar triumfin këtë edicion. Takimin e radhës Sigali e luan ndaj Rahovecit në udhëtim.
Kurse Bora do të takohet me Pejën në shtëpi./Arbresh.info
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...