Fillimi i muajit gusht sjell në Prishtinë, miqësoren mes FC Prishtinës dhe Shkëndijës së Tetovës. Klubi kryeqytetas përmes njoftimit në faqen e tyre zyrtare, kanë konfirmuar zhvillimin e miqësores me tetovarët, takim ky që do të luhet me 2 gusht në Prishtinë.
“Me kërkesë të bashkatdhetarëve tanë nga diaspora dhe për të përmbushur interesimin e tyre me ekipet më në famë shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia, dy klubet do të organizojnë ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit në Prishtinë më 2 gusht 2015”, është thënë në faqen zyrtar të klubit prishtinas.
Skuadra e Shkëndijës së Tetovës, edicionin e fundit në kampionatin maqedonas, ka përfunduar në vendin e tretë duke u kualifikuar për Evropë. Edhe pse u eliminua në raundin e parë, Shkëndija dy ndeshjet ka luajtur baras me skuadrën skoceze, FC Aberdeen (1:1 dhe 0:0).
Tetovarët, që kanë skuadër më të shtrenjtë në rajon, u eliminuan nga ish-skuadra e prirë prej trajnerit të madh Alex Ferguson dhe e cila në raundin e dytë të Europa League ka eliminuar skuadrën shumë herë me buxhet më të madh Rjeka nga Kroacia.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...