Manchester United vazhdon të planifikojë me kujdes përforcimet për sezonin e ardhshëm, me fokus të veçantë në repartin e mesfushës.
Sandro Tonali vlerësohet shumë nga drejtuesit e “Djajve të Kuq”, por italiani nuk është emri i vetëm në listën e dëshirave.
Në rast se projekti do të udhëhiqej nga Ruben Amorim, opsioni i preferuar për mesfushën ishte Carlos Baleba, talenti i Brightonit, i cili shihet si profil ideal për futbollin intensiv dhe modern.
Madje, brenda klubit po shqyrtohet seriozisht mundësia që Manchester United të transferojë jo një, por dy mesfushorë gjatë afatit veror, në varësi të largimeve dhe buxhetit që do të jetë në dispozicion.
Tonali pëlqehet shumë edhe nga Juventusi, dhe do të jetë garë e nxehtë në merkaton verore./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë
Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rral...
Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit