Klubi i basketbollit Mabetex Prishtina do të ketë një ndeshje shumë të vështirë në grupet e “FIBA EuroCup Women”, shkruan Zëri.info
Vashat prishtinase do të ndeshen me Sparta & k M.R. Vidnoje.
Kjo skuadër është themeluar më 1949-n, derisa sukseset më të mëdha i ka regjistruar në 15 vjetët e fundit.
Më 2006-n fitoi “FIBA EuroCup Women”, kurse nga 2007-a deri më 2010-n fitoi katër herë radhazi “EuroLeague Women”.
Më 2009-n dhe 2010-n fitoi “FIBA SuperCup Women”, kurse më 2007-n dhe 2008-n fitoi titullin në Rusi.
Ndeshja Mabetex Prishtina – Sparta & k M.R. Vidnoje zhvillohet sonte, nga ora 20:00, në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë./Zëri.info
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...