Sigal Prishtina ka ngrehur akuza të rënda, pas fitores përball Trepçës në play-offin e Superligës së Kosovës në basketboll.
KB Prishtina ka publikuar një komunikatë në rrjetet sociale, ku ka hedhur akuza për manipulim të ndeshjes me Trepçën.
Sipas, Prishtinës, gjyqtarët të cilët po drejtonin ndeshjen u është ofruar ryshfet për të favorizuar Trepçën.
Në komunikatën e skuadrës nga kryeqyteti thuhet se kanë marr informata nga disa qytetar, sipas të cilëve gjyqtarët janë parë duke u futur në një veturë të tipit Mercedes dhe dikush i ka ofruar ryshfet.
“Kemi zbuluar dhe pastaj kemi bërë kallëzimin e veprës penale ndaj një personi, i cili shihet duke i futur në veturën e tipit Mercedes dy referët grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve. Me të vërtetuar rastin kemi njoftuar drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referët e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse këta referë nuk kanë arbitruar ndeshjen”.
Ndeshja në fund u referua nga gjyqtarët vendor.
Prishtina e fitoi ndeshjen duk e marr epërsinë me ndeshje 2:1./Arbresh.info/
Hekuran Gashi: Shteti rrezikon të mbetet pa buxhet, na duhet...
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë