Prishtina konfirmon edhe transferimin e portierit Agron Kolaj

15:21 | 11 Janar 2023
K.B

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht transferimin e portierit 21-vjeçar, Agron Kolaj.

Faqja zyrtare e Prishtinës ka konfirmuar transferimin e 21-vjeçarit që ka bërë karrierë për disa klube në Kosovës

“Gardiani” Agron Kolaj është përforcimi i radhës i skuadrës sonë. Portieri 21-vjeçar vjen si lojtar i lirë te Prishtina teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Dukagjin Gjakovë, Besa e Pejës dhe FC Llapi”.

“Shtatlarti ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, U-19 dhe U-21”.

“Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë me ekipin tonë ndërkohë që për këtë fakt është shprehur shumë i lumtur”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shpërndaje në rrjete sociale