FC Prishtina njofton se dy talentët e rinj, Elod Gruda dhe Amar Ahmeti, kanë nënshkruar kontrata profesionale me klubin.
Lajmin e ka bërë vetë klubi kryeqytetas përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Të dy lojtarët kanë treguar potencialin e tyre në ekipin U19, i cili po kalon një sezon pozitiv, dhe shpesh janë grumbulluar edhe në listën e lojtarëve për ndeshje zyrtare.“
“Nënshkrimi i kontratave profesionale është një njohje e meritave të tyre dhe një investim i rëndësishëm në të ardhmen e klubit.”
“Ky hap vjen në përputhje me strategjinë e FC Prishtinës për zhvillimin dhe promovimin e talenteve vendore, duke u dhënë mundësi të rinjve të rritur brenda akademisë që të bëhen pjesë aktive e projektit afatgjatë të klubit.”
“Klubi mbetet i përkushtuar në krijimin e një strukture të qëndrueshme dhe konkurruese, me fokus të veçantë te lojtarët e rinj”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve./Arbresh.info
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...