Pas dueleve të mesjavës, IPKO Superliga vazhdon me ndeshjet e fundjavës, të cilat pritet të jenë po ashtu interesante.
Prishtina e këndellur pas fitores ndaj Trepçës ’89 në udhëtim do ta presë në kryeqytet Gjilanin, në ndeshjen kryesore të xhiros së gjashtë, raporton Gazeta Express.
Bardhekaltrit do të kenë punë mjaft të vështirë pasi do ta kenë përballë liderin e ligës, në ndeshjen që do të zhvillohet të dielën mbrëma.
Duel interesant pritet të jetë edhe ai në mes të Dritës dhe Trepçës ’89.
“Intelektualët” e kanë nisur mjaft mirë sezonin e ri dhe duan t’i mbajnë të tria pikët në shtëpi.
Në anën tjetër, mitrovicasit shkojnë në Gjilan për ta marrë së paku një pikë.
Flamurtari – Llapi është një tjetër ballafaqim me interes dhe fituesi pritet të jetë i paqartë deri në fund.
Kampioni Feronikeli do ta vizitojë skuadrën e pafuqishme, Dukagjini, kurse Ballkani llogarit në fitoren e radhës kundër Vushtrrisë.
Dueli i fundit i së hënës do të jetë ai në mes të Ferizajt dhe Drenicës.
Të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë të IPKO Superligës së Kosovës në futboll mund t’i shihni në Super Sport Kosova dhe këtë ua mundëson platforma televizive, IPKO.
IPKO Superliga – Java e gjashtë
SSK2 E diel 15:00 Drita –Trepça ’89
SSK3 E diel 15:00 Dukagjini – Feronikeli
SSK1 E diel 20:00 Prishtina – Gjilani
SSK1 E hënë 15:00 Ballkani – Vushtrria
SSK3 E hënë 15:00 Flamurtari – Llapi
SSK2 E hënë 15:00 Ferizaj – Drenica
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...