Prishtina ka triumfuar në derbin lokal ndaj Prishtinës me rezultat 2-0 në sfidën e vlefshme në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Mario Ilievski e ka shënuar golin e epërsisë së Prishtinës 1:0 ndaj Prishtinës së Re. Ai realizoi me kokë në minutën e 17-të.
Qendërmbrojtësi Adrijan Rudaj e ka lënë Prishtinën e Re me një futbollist më pak në fushë.
Ai është ndëshkuar direkt me karton të kuq nga gjyqtari Alban Shala. Shala e pa ndërhyrjen e rrezikshme të Rudajt në VAR, dhe në minutën e 52-të e përjashtoi atë nga loja.
Gjersa, Blend Baftiu e ka dyfishuar rezultatin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mesfushori me tipare sulmuese e realizoi golin për 2:0 në minutën e 68-të.
Me këtë triumf Prishtina kryeson tabelën së bashku me Dukagjinin me nga 13 pikë. Kurse Prishtina e Re mbetet e shtata me gjashtë sosh.
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin