Sot janë zhvilluar edhe tri ndeshje në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina e Re ka shënuar fitore bindëse ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, Behar, me rezultat 7:1, përcjell Arbresh.info.
Në 1/8 e finales kaloi edhe Vjosa, e cila si mysafire arriti të fitojë kundër Ulpianës dhe atë me përmbysje të rezultatit 2:1.
Kalimin në mesin e 16 skuadrave më të mira të kësaj gare e ka siguruar edhe Suhareka, e cila e mposhti Trepçën, me rezultat 2:0.
Ndeshja e fundit e këtij rrethi zhvillohet nesër në orën 12:00, ku përballen Dinamo dhe Vushtrria.
Pjesëmarrjen në 1/8 e finales e kanë siguruar edhe Drita, Ballkani, Feronikeli ’74, Dukagjini, Prishtina, Llapi, Gjilani, Malisheva, 2 Korriku, Vëllaznimi, Trepça ’89 dhe Rilindja.
Kancelari gjerman: SHBA po mposhtet nga Irani në tryezën e b...
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...