Prishtina e Re ka mposhtur Vjosën me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së 24-të në Ligën e Parë, grupi B.
Golin e vetëm për skuadrën nga kryeqyteti e shënoi Astrit Berisha në minutën e 53-të nga penalltia, shkruan Arbresh.info.
Deri në fund gola të tjerë nuk pati dhe bardhekaltrit arkëtuan tre pikë të mëdha në luftën për titullin kampion dhe inkuadrimin në Superligë.
Tashmë pas 24 xhirosh, Prishtina e Re prinë e para në tabelë me 60 pikë, dy më shumë se Vushtrria që po e ndjek nga pas.
Takimin e radhës, Prishtina e Re e luan në udhëtim tek Fushë Kosova./Arbresh.info
Dënohet me 1 vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë i aku...
Grabitja e argjendarisë në Kamëz, arrestohet autori 22-vjeça...
Raportimet për shkarkimin e ambasadorit Denion Meidani, flas...
Numër rekord: 274 alpinistë ngjiten në Everest për një ditë ...
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes
Mbi 18 mijë maturantë i nënshtrohen testit më 20 qershor