Prishtina e Re është rikthyer tek fitorja pas dy humbjeve radhazi në elitën e futbollit kosovar, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së katërt në Superligë.
Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Toni Gomes në minutën e pestë në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Kjo është fitorja e dytë pas katër ndeshjeve e skuadrës kryeqytetase e cila është për herë të parë në Superligë.
Kurse për Llapin kjo është disfata e dytë, ku kanë edhe dy barazime. Skuadra e Tahir Batatinës ende nuk e ka shijuar fitoren këtë edicion.
Pas katër ndeshjeve Prishtina e Re është e treta në tabelë me gjashtë pikë, kurse Llapi është i parafundit me dy sosh.
Takimin e radhës Prishtina e Re e luan me Dritën, ndërsa Llapi do të përballet me Ballkanin./Arbresh.info
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...