Prishtina nuk ka arritur të triumfojë në kuadër të xhiros së 30 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Prishtinasit kanë barazuar si mysafirë të skuadrës së Feronikelit me rezultat 0-0, duke mos shfrytëzuar rastin për t’iu afruar edhe më tepër liderit, Dritës, që barazoi 1-0 me Gjilanin.
Gjatë gjithë ndeshjes prishtinasit dominuan dhe e kërkuan me ngul rrugën e golit, të cilën nuk e gjetën as në pjesën e dytë.

Ahmed Januzi i “Plisave” kishte një rast të mirë për skuadrën mysafire në pjesën e parë, por nuk arriti të realizonte gol.
Edhe në 45 minutshin e dytë bardhekaltërit vazhduan së kërkuari golin e epërsisë, por rastet i patën vendasit.
Kone (Tre) dhe Khalid patën raste më të mira në pjesën e dytë, por që dështuan para portave të ekipeve respektive.
Deri në fund të takimit nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi 0-0.
Pas kësaj, Prishtina zë pozitën e dytë dhe ka 57 pikë ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e tetë me 43 pikë.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...