Presnel Kimpembe transferohet te Qatar SC

18:49 | 7 Shtator 2025
D.H

Qatar Sports Club ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit francez Presnel Kimpembe, i cili i bashkohet ekipit para mbylljes së afatit kalimtar në shtator 2025.

Qendërmbrojtësi 30-vjeçar, produkt i akademisë së Paris Saint-Germain, largohet pas gati dy dekadash te gjigantët francezë, ku grumbulloi mbi 240 paraqitje dhe fitoi një numër të madh trofesh vendorë.

Në sezonet e fundit, karriera e tij te PSG u ndikua nga lëndimet, ndërsa këtë vit nuk u përfshi as në listën e skuadrës për Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht interesimit nga klube evropiane si AC Milan, Kimpembe ka zgjedhur të hapë një kapitull të ri në Lindjen e Mesme.

Kontrata e tij me PSG ishte e vlefshme deri në qershor 2026, por palët arritën marrëveshje për ndërprerjen e saj të parakohshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme