Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri priti drejtuesit e shkollës së futbollit “Roni 19” dhe të KF”Minatori” nga Magura, kryetarin Trashëgim Zeneli, drejtorin Arben Thaqi, përfaqësuesin Abedin Hazrollaj dhe trajnerin e ish-futbollistin e mirënjohur Faruk Statovci, njofton FFK e raporton arbresh.info.
Presidenti Vokrri me këtë rast i përgëzoi ata për trevjetorin e themelimit si dhe për punën e shkëlqyeshme që po bëjnë në zhvillimin e futbollit dhe rritjen e grup-moshave të reja.
FFK-ja do të mbështesë sikur edhe deri më tani të gjitha klubet sipas rangjeve dhe mundësive.
Kur kemi klube të organizuara mirë, të qëndrueshme ekonomikisht edhe federata është mirë.
Nga ana e tyre delegacioni nga Magura duke falënderuar presidentin për kohën që ka ndarë dhe për mikpritjen, e njohën atë me punën, zhvillimin dhe vështirësitë që kanë duke premtuar se do të jenë gjithmonë klub që do të kultivojë futboll atraktiv dhe frymë sportive.
Në fund drejtuesit e shkollës së futbollit dhe klubit i dhanë një mirënjohje presidentit Vokrri në shenjë mirënjohje dhe bashkëpunimi si dhe për zhvillimin e futbollit të Kosovës. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës