Të enjten, më 17 gusht për vizitë zyrtare në Kosovë do të vjen presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.
Ai gjithashtu do të ketë edhe takime me krerët e shtetit në Kosovë, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Kjo është hera e parë që Ceferin viziton Kosovën si president i UEFA-s dhe njëherësh është vizita e tij e parë në rajon, si i pari i futbollit evropian.
Presidenti Ceferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës. FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s, si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë. Presidenti Ceferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...