Aleksander Ceferin këmbëngul se raporti mes UEFA-s dhe Juventusit do të jetë gjithmonë korrekt edhe pse ai nuk dëshiron të flasë më për Andrea Agnelli.
Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës Evropiane, e cila u zbulua nga 12 klube elitare evropiane në prill të 2021, duke u rrëzuar brenda 48 orëve nga nisja e saj.
Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona janë tre skuadrat e vetme që nuk e kanë njoftuar tërheqjen nga gara. Ata janë gjithashtu aktualisht jashtë ECA-s.
Por, cili është raporti mes UEFA-s, Juventusit dhe presidentit të tyre Andrea Agnelli?
“UEFA dhe Juventusi janë dy institucione dhe raporti do të jetë gjithmonë korrekt”, ka thënë fillimisht Ceferin për Il Corriere della Sera.
“Sa i përket personit që keni emëruar (Agnelli), nuk dua të them asnjë fjalë. Ai është e kaluara”, përfundoi i pari i UEFA-s.
Ndryshe, Ceferin dhe Agnelli janë në një ‘luftë’ të hapur së fundmi dhe e gjitha ka nisur nga ideja e Superligës Evropiane. /Telegrafi/
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...