Presidenti i Rennes: Camavinga nuk shitet në verë

16:28 | 31 Maj 2020

Presidenti i Rennes, Nicolas Holveck ka konfirmuar se gjatë verës talenti Eduardo Camavinga, nuk do largohet në verë.

Camavinga në kohën e fundit është i lidhur me disa skuadra të mëdha, si Liverpool, Manchester United dhe Real Madrid, por Holveck ka konfirmuar se lojtari nuk largohet, transmeton portali arbresh.info.

Holveck ka njoftuar se 17-vjeçari është në planet e skuadrës franceze për sezonin e ardhshëm, andaj do mbetet në Ligue 1.

“Për Eduardo Camavinga, projekti për të do vazhdojë në Stade Rennais”.

“Sezoni i ardhshëm do jetë mjaftë i rëndësishëm për të te Rennes. Sinqerisht po, projekti i ardhshëm do jetë me Eduardo-n”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, francezi thuhet se është i hapur për largimin dhe preferon të kalojë te “Mbretërit”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara