Presidenti i Olympique Lyon, Jean-Michel Aulas, ka hapur edhe një herë tjetër mundësinë që Memphis Depay të qëndrojë në klubin e tij.
Edhe pse gjatë afatit kalitmtar të verës, Depay ishte shumë afër kalimit te Barcelona, një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan lajmi.net.
Aulas shprehet haptazi se klubi i tij ndihmoi lojtarin të transferohej në Barcelonë, mirëpo ishte ekonomikisht e pamundshme që një transferim i tillë të ndodhte.
Presidenti beson se në fund megjithatë mund ta bindin lojtarin të qëndrojë në klub. “Deri në fund, ne besojmë se ai do të nënshkruajë një kontratë rinovimi”.
Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, ka shprehur shumë interesim për të nënshkruar me lojtarin, por akoma nuk dihet nëse një gjë e tillë do të ndodhë apo jo.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...